fbpx

MINISTRIA E BRENDSHME REFUZON KËRKESEN E VUÇIQIT PËR TA VIZITUAR KOSOVËN

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ta vizituar Kosovën bashkë me tre zyrtarë të tjerë.

MPJ deklaroi se kërkesa  e palës serbe është më shumë ofendim sesa provokim në një kohë kur Kosova po përballet me dhimbjen e personave të pagjetur.

Ndërsa kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë.

Atje është gjetur një varrezë masive që dyshohet të jetë me viktima shqiptare të luftës së fundit. /Insajderi.com

Share.