fbpx

Ministri turk: “Do mbështesim Kosovën të marrë statusin e duhur pranë ndërkombëtarëve”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Mevlut Çavuşoglu theksoi se që nga dita e parë e shpalljes së pavarësisë, Turqia ka bërë shumë përpjekje për njohjen e Kosovës dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë, ndërsa vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e mundur që Kosova të marrë statusin e duhur pranë organizatave ndërkombëtare.

Share.