fbpx

“Minimizova Covid-in”, Trump: Nuk doja të krijoja pa.nik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E njihte mirë rrezikshmërinë e koronavirusit, javë para se të fillonte të mbillte vd.ekje në vendin e tij, por ka preferuar gjithnjë ta minimizojë për të mos krijuar pa.nik”, ky është një pohim i bujshëm i Donald Trump-it, që vjen në librin e gazetarit Bob Woodward, protagonist i Watergate-it, që ka transkriptuar përmbajtjen e 18 intervistave me presidentin amerikan të realizuara mes 5 dhjetorit 2019 dhe 21 korrikut 2020.

Duke paralajmëruar daljen në treg të librit “Rage”, “Zemërimi”, CNN zbulon se Trump-i ka pranuar se e ka ditur javë para vd.ekjes së parë të konfirmuar të koronavirusit në SHBA, se virusi ishte i rrezikshëm, përhapej në ajër, ishte shumë infektues dhe më vde.kjeprurës edhe se gripet më të rënda dhe se në vazhdimësi e ka minimizuar rrezikun e tij në publik.

“Ky është vd.ekjeprurës”, ka pohuar Trump për Woodward më 7 shkurt, gjatë një prej intervistave. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar se e njeh mirë nivelin e kërcënimit të virusit që në fillim duke shtuar se koronavirusi ishte ndoshta pesë herë më vd.ekjeprurës se gripi.

“Kam vepruar në mënyrë që të reduktojë pa.nikun për virusin”, thotë Trump, “gjëja e fundit që doja ishte të krijoja pa.nik”.

Pohimet e presidentit amerikan janë në kontrast të dukshëm me komentet e tij të shpeshta publike, që veçanërisht në kohën e këtyre intervistave, mbështeteshin në faktin se virusi do të zhdukej dhe se gjithçka do të shkonte mirë.

“Doja gjithnjë të minimizoja rrezikun edhe pse disa ditë më parë kisha shpallur emergjencën kombëtare”, tha ai në një intervistë të 19 marsit, “preferoj akoma ta bëj këtë sepse nuk dua të krijoj pa.nik”.

Share.