Milanit nuk i kryen punë as trajneri i ri, mposhtet nga Roma

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

19:53 | 27 Tetor 2019

Roma e ka mposhtur Milanin në derbin e javës së nëntë në Serie A.

Vendasit fituan me rezultat të ngushtë 2-1 kundër ‘Rossonerëve’ që patën një ndeshje të mirë, por të pamjaftueshme për të marrë pikë.

Edin Dzeko (38’) zhbllokoi rezultatin, ndërkohë mbrojtësi Theo Hernandez (58’) barazoi gjithçka.

Vetëm tre minuta zgjati epilogu i barazimit, pasi Nicola Zaniolo (58’) i riktheu romakëve epërsinë dhe fitoren mjaft të rëndësishme.

Roma ngjitet në pozitën e pestë me 16 pikë, kurse Milan vazhdon të vuajë poshtë tabelës në pozitën e 12 me 10 pikë. /Lajmi.net/

Share.