Milan vendos për shitjen e këtij futbollisti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

16:11 | 30 Tetor 2019

Milan janë duke konsideruar seriozisht shitjen e mbrojtësit të krahut të djathtë, Davide Calabria.

Mbrojtësi i rritur në akademinë e Milanit, ka kaluar një formë të dobët në kohën e fundit, duke bërë që drejtuesit e skuadrës ta mendojnë shitjen e tij.

Një lajm i tillë konfirmohet nga gazeta e njohur italiane, ‘TuttoSport’, përcjell lajmi.net.

Shitja e 23 vjeçarit do t’i sillte të ardhura të konsiderueshme Milanit, siç kanë bërë me Patrick Cutronen dhe Manuel Locatelli.

Cutrone është shitur te Wolves për 22 milionë euro, ndërsa Locatelli te Sassuolo për 10 milionë euro./Lajmi.net/

Share.