Messi: Ky është sulmuesi më i mirë që kam parë ndonjëherë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

17:15 | 30 Tetor 2019

Lionel Messi ka zbuluar se është vetëm sportisti tjetër që vlerëson shumë lartë ish sulmuesin e Kombëtares së Brazilit, Ronaldo.

Ylli argjentinas në një intervistë për TyCSports, ka thënë se admiron shumë futbollistin brazilian, Ronaldon.

“Ronaldo ishte një fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kam parë në jetën time, ai është më i miri. Një lojtar mbresëlënës në çdo aspekt”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

Messi asnjëherë nuk ka pasur mundësinë të sfidojë Ronaldon në fushë, pasi në fillimet e argjentinasit, braziliani ishte në fund të karrierës në Brazil te Corinthians.

Një mendim të njëjtë me Messin e ndanë edhe Jose Mourinho, që pak ditë më parë tha se Ronaldo ka qenë sulmuesi më i mirë që ka parë ndonjëherë në futboll./Lajmi.net/

Share.