fbpx

Mërgimtari thotë se u Mashtrua në Aeroport, Ja çfarë i ka Ndodhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një mërgimtar thotë që është mashtruar, dhe është obliguar te blejë maskën 2 euro në Aeroportin e Prishtinës.

Qytetari Besim Bublica për rtv21.tv ka thënë se me tu kthyer nga Kosova për në Basel (Zvicër) ku jeton, të dielen në Aeroportin e Prishtinës tek dorëzimi i valixhes (Check-in) iu kërkua atij dhe udhëtarëve të tjerë të paguajnë për një maskë që përdoret një herë një shumë prej 2 eurove.

Edhe pse udhëtarët kishin maskat e tyre, siç pretendon mërgimtari, punëtori në aeroport u arsyetua se Aeroporti i Baselit nuk i pranon me maska me logo, prandaj duhet të blihen maskat në Aeroportin e Prishtinës.

Besim Bublica thotë se me të arritur në Aeroportin e Baselit ka pyetur se a është e vërtetë se nuk na pranoni me maskat tona private me logo të ndryshme, teksa siç thotë ai, autoritetet në Aeroportin e Baselit janë përgjigjur

Besim Bublica thotë se ka kërkuar sqarim me e-mail nga Aeroporti i Prishtinës, por ende pa përgjigje./Reporteri

Share.