fbpx

Mërgimtarët Nuk i ndali as Pandemia, As pritjet e gjata nëpër kufijtë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk i ndali as pandemia…As pritjet e gjata nëpër kufijtë… Nuk i ndalën as kufizimet, as masat, as restriksionet, as protokollet, madje as virusi…Erdhën në vendlindje, duke sjellë një pikë shprese në këtë amulli dhe depresion kolektiv.

Të jemi të sinqertë, nuk i prisnim… Qëmoti nuk i kthenim kokat drejt portave duke u mjaftuar me takimet virtuale përmes internetit. Por, ja erdhën! Jo sepse në vendet perëndimore paska masa më shtrënguese se tek ne, jo se atje nuk punojkan lokalet…

Erdhën se e duan këtë tokë. Erdhën sepse ende kanë familjet e tyre, që kurrë nuk u pajtuan që të çmallen vetëm përmes ekranit të celularëve apo kompjuterëve…

Erdhën se kanë miq, shokë, dashamirë … Erdhën për ta përcjellur në pakthim, bashkë me ne, këtë vit të mbrapshtë…

Erdhën se ashtu janë mësuar… Erdhën për të sjellë dritën në fundin e tunelit letargjik…Erdhën për të sjellë mirëqenie dhe injeksionin më se të domosdoshëm ekonomik, që për dallim nga pakot qeveritare, nuk duhet të kontrollosh nëse je apo s`je në listë…Në listën e tyre, Ne jemi qëmoti, pa përjashtime…

Duam apo s`duam ta pranojmë, vlera më e madhe e këtij vendi, aktualisht është jashtë kufijve, e shpërndarë gjithandej botës. Këtu kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë mundësi të largohen…

Ata erdhën për Ne, për të gjithë Ne…Me sakrifica, me çmimin e infektimit, me çmimin e karantinimit, me maltretime nëpër kufij, shpeshherë të përbuzur nëpër vendbanimet e tyre, të përbuzur nga shteti…

Erdhën për të na dhënë leksione, se si respektohet vendlindja, familja, farefisi, shoqëria, miqësia, solidariteti…tipare këto që në kohë pandemie, thuajse ishin zvetënuar…

Share.