fbpx

Menduh Thaçi kërkon të kemi Karantinë për Bajram: Në Karantinë të gjithë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në konferencën me gazetarët theksoi se gjatë festës së Fitër Bajramit duhet karantinë dhe të ndalohet lëvizja, për shkak të mundësisë së përhapjes së koronavirusit.

Ai theksoi se për këtë duhet të merret si shembull Turqia, si një vend shumë i zhvilluar dhe që sillet me shumë përgjegjësi.

“Ne edhe pse si shtet nuk jemi pjesë në shtetet shumë të zhvilluara dhe duhet të ndjekim se si sillen shtete e zhvilluara perëndimore. Nga ana tjetër si myslimanë po ashtu duhet të ndjekim shtete e zhvilluara që kanë shumicë myslimane, e më lejoni që në këtë rast si shembull ta marr Turqinë dhe t’i besojmë këtyre shteteve.

Sidomos e kam ndjekur pozicionimin e qeverisë së Turqisë, institucioneve dhe presidentit të Turqisë dhe them se Turqia si shtet me mbi 90% të myslimanëve ka një veçori prej shteteve të tjera myslimane sepse është anëtare e NATO-s dhe është e testuar me pushtet demokratik përmes votës së lirë dhe zgjedhjeve korrekte dhe demokratike”, theksoi Menduh Thaçi.

Ai shtoi se nuk bën pjesë tek njerëzit që duan manipulojnë për pikë politike, sepse në situata të tilla duhet kujdes dhe ruajtje të shëndetit të qytetarëve.

“Duhet të jemi t ë jashtëzakonisht të kujdesshëm, pandemia nuk ka kaluar” tha Thaçi duhet sugjeruar qytetarëve që të dëgjojnë rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë.

Sa i përket vendimit të Turqisë, presidenti i atjeshëm Erdogan vendosi që vendi të futet në izolim të plotë për katër ditë me rastin e festës së Bajramit. (INA)

Share.