22:31 | 28 Tetor 2019

22:31 | 28 Tetor 2019
Roma ka vendosur të mos i jap kontratën Jack Rodwell.
Ish anëtari i Manchester City, Rodwell, është lidhur së fundmi me një transferim të mundshëm tek skuadra e Romës.
Lojtari është agjent i lirë pasi është larguar nga Blackburn dhe së fundmi ka udhëtuar drejt Italisë për të diskutuar një lëvizje të mundshme drejt Romës.
Por, ‘Corriere dello Sport’ raporton se Roma ka vendosur që të mos nënshkruajnë me lojtarin, transmeton lajmi.net.
Vendimin për këtë e ka marrë drejtori sportiv i ‘Giallorossi’, Gianluca Petrachi.
Mbetet të shihet se cili do të jetë opsioni B për lojtarin që dikur ka mbrojtur edhe ngjyrat e Everton. /Lajmi.net/