Media e njohur zvicerane: Kurti dhe Vuçiq nuk pajtohen kurrë, përveç se deri vonë të dy ishin kundër flamurit të Kosovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

19:46 | 24 Tetor 2019

“Shumica e serbëve të Kosovës nuk identifikohen me vendin ose simbolet e Kosovës dhe shumica shqiptare shpreh ndjenja patriotike, ku më së shumti preferohet shqiponja me dy koka”, shkruan media gjermane Nooje Cirher Zeitung (NZZ).

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti rrallëherë pajtohen. Por deri vonë, ata ishin të dy në mohimin e flamurit të Kosovës”, shkruan më tutje Nooje Cirher Zeitung.

“Në asnjë mënyrë kuq e zi dhe asnjë shqiponjë”, sipas një legjende urbane në Prishtinë, ambasadori amerikan në 2007 dha udhëzimet se flamuri i Kosovës nuk duhej të përmbante këto dy detaje, në të vërtetë, konkursi i projektimit thoshte se duhet të shmanget ngjashmëria me flamurët e Shqipërisë dhe Serbisë, në mënyrë që të theksohet pavarësia, vazhdon më tutje shkrimi i Nooje Cirher Zeitung, i transmetuar në faqen e Deutsche Welle në gjuhën serbe.

“Flamuri ka qenë gjithmonë i diskutueshëm”, shkruan gazetari i NZZ, Folker Pabst. “Shumica e serbëve të Kosovës nuk identifikohen me shtetin ose simbolet e tij dhe shumica shqiptare e popullsisë këtë pikë e sheh me ndjenjë patriotike të flamurit me dy koka.

“Vitin e kaluar, një plan për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nxorri në pah se çfarë do të thoshte për flaurin. Në fund, do të ndryshonte kontura e territorit. Por tani duket se nuk do të ndodh”, shkruan NZZ transmeton më tutje në Deutsche Welle në gjuhën serbe.

Teksti vazhdon se: “Me siguri Albin Kurti deri vonë ka hedhur poshtë simbolet e Kosovës”.

Autori i shkrimit ka përshkruar takimin e Kurtit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në zyrat e Vetëvendosjes ku në sfond ishte vetëm flamuri i Shqipërisë, që bëri të reagoj edhe presidenti serb, Vuçiq i cili me ironi shtroi pyetjen se: “Ku i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti”.

Kurti shtoi se pas fitores në zgjedhje, do të njihte flamurin e Kosovës dhe se ka gjëra më me rëndësi se dekorimi i zyrës së kryeministrit.

Kurti shtoi se pas fitores në zgjedhje, Kurti tha se ai e njihte flamurin e Kosovës dhe kishte gjëra më të rëndësishme sesa dekorimi në zyrën e kryeministrit. “Megjithatë, flamuri i Kosovës mbetet një banderolë në mullin e erës”, shkruan NZZ në fund. /Lajmi.net/ 

Share.