fbpx

Me Rëndësi…/ Ja Çfarë duhet të dini nëse hyni në Zvicër nga…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç është njoftuar tashmë, Qeveria Federale ka lëshuar rregullore të veçanta lidhur me hyrjen në Zvicër nga vendet fqinje. Në vazhdim, disa përgjigje për pyetjet më të rëndësishme që mund të bëhen rreth vendimit qeveritar.

Lista federale e karantinës, e cila hyn në fuqi më 14 shtator, përfshin nëntë rajone në Francën kontinentale ndërsa në Austri, vetëm landin (Republikën) e Vjenës, shkruan 20minuten.ch.

Sa i përket Francës, këtu hyjnë gjithashtu edhe tetë territore franceze që janë jashtë trungut shtetëror, gjegjësisht në kontinente tjera.

Si udhëtar ndërkufitar, a duhet të jem në karantinë? Jo kushdo që hyn në Zvicër nga rajonet e huaja kufitare duhet të jetë në karantinë. Madje edhe nëse rajoni ka një numër të lartë të rasteve me koronavirus.

Kjo vlen për vendet fqinje të Zvicrës që janë: Franca, Gjermania, Italia, Austria dhe Lihtenshtajni.

A vlen kjo për të gjitha rajonet kufitare? Aktualisht po. Qeveria Federale në mënyrë specifike shkruan: “Rajonet kufitare mund të përjashtohen nga përfshirja në listë”. Por ajo e lë një derë të hapur për rregulla më të rrepta në formulimin në mënyrë të kushtëzuar, me “nëse”.

Pse nuk vihen në listë vende si Franca në tërësinë e tyre, pavarësisht numrit të lartë të rasteve? Nga vendet fqinje, vetëm rajonet, por jo i gjithë vendi, vendosen në listën e pasigurise të përpiluar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Kjo ndodh kur numri i rasteve të koronavirusit e kalon kufirin e 60 infeksioneve të reja për 100,000 njerëz.

Por po ashtu edhe kur mungojnë informacione të besueshme ose kur persona të infektuar kanë hyrë vazhdimisht në Zvicër nga rajonet.

A ka përjashtime në këtë drejtim edhe për vendet që nuk janë shtete fqinje? Jo. Me rregulloren e re asgjë nuk do të ndryshojë për të kthyerit nga zonat e pasigurta që nuk janë në kufi me Zvicrën. Ashtu sikurse edhe më parë, vlen si vijon: Kushdo që hyn në Zvicër nga një vend me pasiguri, pra vend që është në listë e pasigurise, duhet të mbyllet në karantinë për dhjetë ditë.

Po sportistët apo artistët që kthehen nga një rast në një vend me pasiguri? Ata nuk kanë pse të vendosen në karantinë. Pjesëmarrësit në kongreset e specializuara përjashtohen gjithashtu nga rregulli i karantinës. Parakushti është që për ngjarjen përkatëse jashtë vendit të jetë zhvilluar dhe zbatuar një koncept specifik i mbrojtjes.

A nuk duhet që kantonet të vendosin për këtë? Jo Qeveria Federale është përgjegjëse për listën e karantinës.

Megjithatë, kantonet, me të renë, mund të numërojnë ditët që dikush kalon në një vend me pasiguri pasi që ka qëndruar më parë në një vend pa pasiguri.

Pra, nëse dikush ishte në Vjenë, por më pas kalon pesë ditë në një rajon kufitar që nuk është në listë, kantonet mund të vendosin që personi në Zvicër të mbahet në karantinë vetëm për pesë ditë.

Share.