fbpx

Me insistim dhe angazhimin e këshilltarit të Alternativës në Qytetin e Shkupit, Ibush Jusufi, ndërrohen emrat e rrugëve të komunave shqiptare: Çair dhe Saraj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Si anëtar i Komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore të Këshillit të Qytetit të Shkupit, më lejoni që t’ju njoftoj se sot më 29.03.2021 në seancën e pestë të këtij Komisioni për emërtimin e rrugëve, miratuam:
• Propozim – Vendimin për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në territorin e qytetit të Shkupit.
Ky vendim duhet të miratohet edhe në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit i cili do të mbahet nesër më 30.03.2021.
Unë si anëtar i këtij komisioni propozova që disa emra të rrugëve nga Regjistri i emrave të shpërndahen dhe të emërtohen disa nga rrugët në Komunën e Çairit dhe Komunën e Sarajit. Disa prej tyre u pranuan kurse disa të tjerë do të shpërndahen në rrugë të tjera në Qytet. Deri diku jemi të kënaqur me këto ndryshime sepse për herë të parë rrugët e Qytetit të Shkupit dhe rethinës do të frymojnë edhe shqip me personalitete shqiptare shumë të rëndësishme të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në të gjitha sferat e jetës politike, historike, kulturore e të sferave tjera.
Ja disa nga emërtimet dhe ndryshimet që priten të kalojnë nësër ( e që janë mbi 100 emra) edhe nga Këshilli i Qytetit të Shkupit:
• Makedonska Kosovska Brigada do të emërtohet – Mit’hat Frashëri
• Lazar Trposki do të emërtohet – Nexhip Draga
• Lazar Tamev do të emërtoher – Ukshin Hoti
• Kisela Voda(Justinian Prvi) prej fundit të Dracevska do te emërtohet – Azem Morana
• Dusko Popovic do të emërtohet – Hafiz Ali Korça
• Vojdan Cernodrinski do të emërtohet – Hoxha Atullah Kurtishi
• Jadranska Magistrala do të emërtohet Hasan Prishtina
Në Komunën e Sarajit do të kemi rrugë që do të emërtohem si : Ibrahim Aga Matkaliu, Halil Latifi, Dardania, Muhamedali Jashari, Shqipëria, Adem Bulku, Emin Bojana, Enver Idrzi e të tjerë”, ka shkruar këshilltari komunal në Qytetin e Shkupit nga AlternAtivA, Ibush Jusufi.

Share.