fbpx

Masa të reja restriktive!? Zaev: Bëhuni gati për…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zaev në emisionin e mbrëmshëm Click Plus në TV21 tha se qytetarët vendosin vetë nëse do të shkojnë në klinikat private por para se të vendosin një gjë të tillë duhet të shohin se çfarë ofron sistemi shtetëror.

Ai tha se nëse dikush ka tepër para, te behet gati të shkojë në klinikat private, por se sipas tij, të njëjtin shërbim do ta marrin edhe në klinikat shtetërore.

“Nëse dikush ka tepër para, le të shkojë, këto janë kompani të licencuara, institucione shëndetësore të cilat, normal, punojnë për përfitim. Ne si shtet nuk punojmë për përfitim.

Transplantimi i gjakut ka edhe në klinikën infektive, remdesivir ka edhe në klinikën infektive dhe jepet sipas shabllonit të OBSH-së”, deklaroi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev theksoi se qytetarët kanë arsye për të qenë nervozë, por siç tha, duhet të dinë se punëtorët shëndetësorë bëjnë gjithçka, përkatësisht të paktën kaq se sa bëjnë edhe mjekët nëpër klinikat private.

“Le të pyesim kush i telefonon kujt për të kërkuar remdesivir, sepse kanë pasur pacientë të cilëve ishte dashur t’u jepet ky ilaç. Klinikat private u telefonojnë atyre shtetërore, ata prej tyre kërkojnë mbështetje. Kapaciteti i vërtetë është në spitalet shtetërore. Tani kemi edhe rroga më të larta, edhe pse nuk janë më të përshtatshme, megjithatë duam që në të ardhmen të jenë edhe më të larta.

Unë nuk mund të pranoj se në ndonjë klinikë private trajtimi me transplantimin e gjakut kushton 12.000 denarë. Po të kishte gjendje të jashtëzakonshme, atëherë do të shkonim me nacionalizim të përkohshëm në këtë periudhë”, theksoi kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Rreth 200 euro kushton një ditë për t’u trajtuar në spital për një pacient me Covid-19, kurse një i sëmurë i cili trajtohet me respirator për mbi 4 ditë, shtetit i kushton 5.700 euro.

Ky çmim është sipas çmimores aktuale dhe vlen për rastet me koronavirus. Zaevi mbrëmë theksoi se me shumë vëmendje i ndjekin situatat lidhur me Covid-19, por shton se nuk përjashtohet mundësia për vendosje të karantinës apo masave të tjera kufizuese.

Share.