fbpx

Masa të reja pritet në Maqedoni, kufizim i orarit të lokaleve dhe kufizime në transport…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas rritjes së infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se pritet të vendosen masa të reja me kufizime, përcjell INA.

“Një pako është propozuar dhe duhet të ndodhin disa ndryshime ligjore dhe presim që javën e ardhshme kuvendi t’i miratojë ato ndryshime.

Këtë mëngjes kemi biseduar edhe për pako shtesë të masave të cilat pas evaluimit të rastit nëse do të ketë nevojë do të propozohen të hënën.

Deri në 50 për qind të kufizohet numri i udhëtarëve në transportin publik, ndalesë të çfarëdolloj ngjarje, dhe ndalim të punës së subjekteve ekonomike deri në orën 23.00. Mendoj se këto masa në mënyrë serioze do ta ndalojnë transmisionin e virusit”, tha Filipçe.

Filipçe tha se këto masa do të kapin më tepër segmente që do të ndalohet transmisioni i virusit.

Sa i përket orës policore, nga ministria e shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive theksojnë se për momentin ata nuk e mendojnë propozimin e orës policore

Megjithatë, nëse nuk respektohen masat në periudhën e ardhshme dhe nëse përkeqësohet gjendja atëherë nuk kanë zgjidhje tjetër.

Në lidhje me numrat rekord të infektimeve, Filipçe tha se rritja e numrave ka qenë e pritur dhe kjo po ndodh ku ndodh në vendet e rajonit dhe Evropës. Ai shtoi se ende nuk kanë filluar të pranuar pacientë në spitalin mobiluar. (INA)

Share.