fbpx

Martesat në Maqedoni…Ja çfarë ka Ndodhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia ka ulur numrin e martesave në vend. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, u lidhën 7,000 martesa, ose 4,000 më pak se në vitin 2019.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i martesave u ul për 13 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, kur u lidhën rreth 3,700 martesa.

Më së paku, 268 martesa u bënë në muajin prill, kur virusi filloi të përhapet në vend, dhe numri më i lartë i martesave ishte në muajin gusht, 1,176. Kjo është 30 deri në 40 për qind më pak martesa se vitin e kaluar.

Nga Zyra e gjendjes civile, thonë se të shpeshta janë rastet e shtyrjes së martesave, ngase dikush nga të sapomartuarit ose miqtë janë infektuar me Kovid – 19, ose kanë qenë në izolim./Alsat-M

Share.