fbpx

Maqedonia shpreson në Marrëveshje, Ja ç’pritet të ndodhë me…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një varg reagimesh nga zyrtarët maqedonas shkaktoi dje deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Nëse Komisioni i Përzier nuk pajtohet për çështjet e hapura historike. Kryesisht të gjithë konsiderojnë se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në frymën e miqësisë dhe me respektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.

Kryeministri Zoran Zaev në një emision në Servisin Kombëtar ku ishte mysafir shfaqi bindje se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se të dyja palët do të dalin fituese dhe se historia është e rëndësishme, por ajo duhet të jetë pikënisje për të ardhmen.

“Treguam se kemi kapacitet për të zgjidhur çështjet. Zgjodhëm tre kapituj, pesë figura historike prapa, figura e gjashtë historike, Goce Dellçevi. A është Zaevi apo Borisovi, a është dikush më tej, nëse vetëm njëra palë fiton, nuk ka të ardhme. Zgjidhjet i gjetëm për çështjet e mëdha.

Kemi arkiva, do të ulemi dhe do t’i nxjerrim në mënyrë transparente dhe publike. Me rëndësi është historia, por duhet të jetë pikënisje për të ardhmen. Do të gjejmë zgjidhje. Duhet që të dy palët të dalim fitimtarë”, ka thënë Zaev.

Ai shprehu bindjen se në periudhën që pason së shpejti do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë.

“Po dërgoj porosi ndaj Bullgarisë fqinje se jemi të gatshëm të hyjmë edhe përmes çështjes lidhur me Goce Dellçevin. Nëse ne mbetemi të lënduar, kjo nuk është miqësi. Besoj se do të gjejmë zgjidhje me Republikën mike të Bullgarisë”, nënvizoi Zaev.

I pyetur nëse mund të pranojmë se Goce Dellçevi ka qenë bullgar me qëllim për të hyrë në BE, Zaev tha se nuk duhet të lejojmë të ketë bllokada.

Në pyetjen e gazetarëve çka nëse nuk arrihet marrëveshje me Bullgarinë, Zaevi shfaqi bindje se do të ketë marrëveshje.

Karakaçanov dje tha se diplomacia maqedonase tashmë tre vjet pasi është nënshkruar Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë e shmang zgjidhjen e problemeve dhe pret që BE-ja të mbetet në mbrojtje. Sipas Sofjes zyrtare, pala maqedonase i shmang takimet e historianëve që të përballet më zgjidhjen e çështjes për Goce Dellçevin dhe me këtë tregon se nuk ka dëshirë që të udhëheqë dialog të sinqertë.

Share.