fbpx

Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave me BE-në, tha Zaevi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për portalin “Dello” të Sllovenisë, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut meriton të nisë negociatat me Bashkimin Evropian.

“Nëse ndokush meriton të fitojë përkrahje për hapin e ardhshëm drejt BE-së, ajo është Maqedonia e Veriut dhe është e rëndësishme që Sllovenia, bashkë me vendet e Vishegradit vërteton se ende ka evropianizim në Bashkimin Evropian dhe ai është udhëzuesi ynë dhe motivi për reformat dhe për evropianizim të shtetit”, tha Zaevi.Kryeministri ka shprehur edhe bindjen, se kjo do të lehtësohet gjatë kryesimit të Sllovenisë me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ajo që pritet nga Sllovenia gjatë kësaj periudhe, është të shpeshtohen dhe fuqizohen thirrjet deri te shtetet anëtare të BE-së, për nisjen e negociatave me vendin tonë./TV21

Share.