fbpx

Maqedoni/ Qeveria jep Lajmin e mirë, Ja kush do të përfitoj pagë të plotë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme vendosi që punonjësit të cilët kanë simptoma apo janë të infektuar me COVID-19 si dhe personat të cilët ndodhen në izolim, por janë pa simptoma dhe është konstatuar se janë pozitiv me coronavirusi, do të marrin pagë të plotë NETO edhe pse janë në pushim mjekësor.

“Në mbledhjen e sotme u shqyrtua Informacioni në lidhje me rregullimin e pushimit mjekësor të punonjësit e infektuar me COVID-19 si dhe te punëtorët të cilët ndodhen në izolim për shkak të parandalimit të infektimit”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se pagesa do të jetë 100% nga paga që e kanë si për personat me COVID-19 ashtu edhe me personat që ndodhen në izolim.

Po ashtu rekomandohet që organizatat e vërtetuara me ligj, dhe organet tjera shtetërore, personat fizik, komunat dhe organet tjera gjithashtu ta respektojnë këtë vendin./Telegrafi/

Share.