fbpx

Maqedoni/ Ja si do festohet Viti i ri 2021…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Festat e Vitit të Ri qytetarët t’i festojnë me përgjegjësi dhe në rrethin e familjes, që ta mbrojnë shëndetin dhe ta parandalojnë përhapjen e virusit korona, bëjnë thirrje kompetentët.

Ata paralajmërojnë se të gjithë ata të cilët gjatë Vitit të Ri do të organizojnë ahengje grupore në banesa ose shtëpiza, menjëherë të përballen me përgjegjësi.

Gjithashtu, si edhe një masë për mbrojtje nga Kovid-19, është edhe numri falas i telefonit i publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në atë numër qytetarët mund të lajmërohen dhe të denoncojnë fqinjët nëse grupohen.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bën thirrje që qytetarët të festojnë me përgjegjësi, në rrethin e familjes dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë bashkërisht drejtë përballjes me krizën Covid.

“Nëse gjatë natës së Vitit të Ri jepen shtëpiza ose banesa ku do të ketë 15, 20 ose 30 persona si grup, atëherë pronari i atij objekti i cili e ka dhënë dhe ata të cilët janë të pranishëm në aheng do të kenë përgjegjësi, gjegjësisht do të mbajnë përgjegjësi penale”, tha Spasovski.

Sqaroi se do të ketë kontrolle në mbarë territorin e shtetit në të gjitha qytetet dhe në të gjitha qendrat turistike.

Spasovski paralajmëroi se me përkushtim dhe maksimalisht do të punojnë dhe do të kontrollojnë gjithkund ku ka nevojë, që t’i ndihmohet shoqërisë dhe të parandalohet përhapja e virusit korona.

“Në përgjithësi, normalisht duhet të kalojë nata e Vitit të Ri, të festojmë të gjithë me përgjegjësi sepse ajo që absolutisht mendoj se do të jetë e gabuar dhe askush prej nesh nuk do të jetë i qetë nëse në natën e Vitit të Ri organizojmë çfarëdo lloj argëtimi apo festimi apo pritje të Vitit të Ri në ndonjë rreth të madh të miqve, të bashkëpunëtorëve etj.”, shtoi ministri.

Përndryshe, edhe krahas uljes së lehtë të numrit të të infektuarve të rinj nga Covid-19 gjatë ditëve paraprake, dje ishin regjistruar madje 498 raste të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë sigurojnë se në spitalet përgjatë shtetit ka ende shtretër të lirë.

Share.