fbpx

Maqedoni – Edhe sot Orë Pol.icore, Ja çfarë pritet të ndodhë në Vazhdim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëm.undje Inf.ektive sot duhet të mbajë mbledhje  në të cilën do të shqyrtohen  hapat e ardhshëm  në lidhje me masat rrig.oroze.

Edhe sot  qytetarët  në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, komunat e rrethinës së Shkupit, Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcëdo të jenë në karantinë. Ndalesa e lëvizjes përfundon nesër në orën 5 të mëngjesit.

Në të gjitha qytetet tjera qytetarët edhe sot mund të lëvizin  deri në orën 16. Ndalesa e vizitës së varrezave në të gjithë territorin e shtetit vlen deri nesër në orën 5  të mëngjesit.

Qeveria këtë vendim e solli të mërkurën,  sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor (në ISHP dhe IPSH si dhe mjekët amë) marketet dhe restoranet të cilat kryejnë dorëzim të prodhimeve, ndërsa barnatoret punojnë pa ndërprerë, transmeton MIA

Përjashtimet nga këto ndalesa vlejnë edhe për aktivitetet bujqësore, për shkak të së cilës është lejuar lëvizja brenda territorit në hyrje të fshatrave, përkatësisht për nevoja pune.

Të gjitha lejet e dhëna për lëvizje gjatë ndalesave paraprake për lëvizje të cilat ishin vendosur ende mbesin në fuqi, veçanërisht për operatorët ekonomik dhe për punë të organizuar në turne.

Ndalesa për lëvizje nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe për shoqëruesit e tyre nëse kanë dokumentacion përkatës.

Shetitja e manarëve tashmë është në terminet e vendosura në periudhën nga ora 8-8:30, 15 – 15:30 dhe 20-20:30.

Ministria e Punëve të Brendshme dje kumtoi se  në 24 orët e para  të kthimit të masave rrigoroze, janë regjistruar 481 shkelje  te personat të cilët nuk kanë mbajtur pajisje mbrojtëse, ndërsa 155 persona  janë arrestuar nga 203 të cilët  nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

Ora policore tetëdhjetë orëshe filloi të enjten në orën 21, dhe do të zgjasë deri nesër  në orën 5 të mëngjesit. Ndalesë të lëvizjes në territorin e të gjithë  shtetit  kishte deri në datën  26 të muajit të kaluar, kur ishte hequr tërësisht.

Share.