fbpx

Maqedoni e Veriut/ Merret Vendimi nga Qeveria, Prej sot të gjithë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë personat e papunë prej sot duhet të vazhdojnë me paraqitjen e rregullt në çdo 30 ditë, për kërkuesit aktivë të punës, përkatësisht në çdo gjashtë muaj, për personat e tjerë të cilët kërkojnë punë.

Të papunëve të cilët në Agjencinë për punësim kanë lënë numër telefoni të kontaktit dhe u është dërguar porosi me datë të saktë se kur duhet të paraqiten, ndërsa të tjerët duhet ta bëjnë atë në 30 ditët e ardhshme.

“Çdo person i papunë i cili ka lënë numër telefoni për kontakt tashmë është njoftuar përmes SMS porosisë për datën e saktë kur duhet të paraqitet në qendrën kompetente për punësim apo zyren e disperzuar.

Për arsye se prej sot sërish është vënë në funksion sistemi për caktim të termineve për paraqitje të rregullt, në pajtim me afatet ligjore për paraqitje në 30 ditë përkatësisht 6 muaj”, thonë nga Agjencia për punësim.

Të gjithë personat e papunë të cilët janë paraqitur në periudhën kur ishte ndërprerë paraqitja e rregullt, ta respektojnë terminin e cekur në SMS porosinë, e cila është gjeneruar në mënyrë sistematike.

Share.