fbpx

Maqedoni/ Arritje e madhe për shërimin e kësaj Sëmundje…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e shënimit të 21 shtatorit – Ditës botërore dedikuar Sëmundjes së Alzheimerit, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në tre vitet e fundit në vendin tonë është arritur avancim i konsiderueshëm në diagnostikimin e demencës.

Për këtë qëllim është dizajnuar protokoll i veçantë, i cili përfshin testet e zgjeruara neuropsikologjike, analizat laboratorike për përfshirjen e demencës së kthyeshme, imaging-metoda dhe më e rëndësishmja, përcaktim të biomarkerëve për Sëmundjen e Alzheimerit.

“Protokolli është dizajnuar me punë ekipore dhe ekspertizë multiprofesionale nga shumë institucione relevante, mes të cilave: Klinika universitare për neurologji, Klinika për psikiatri, laboratori gjenetik pranë ASHAM-it.

Si dhe Instituti për mjekësi bërthamore ku me ndihmën e metodës SPECT në tru bëhet diferenca e formave tipike dhe atipike e Sëmundjes së Alzheimerit dhe Demenca fronto-temporale, ndërsa nga ky muaj edhe Instituti për imunologji dhe gjenetikë humane ku përcaktohen biomarkerët për Sëmundjen e Alzheimerit në lëngun cerebrospinal”, qëndron në kumtesë.

Me këtë metodë diagnostike, siç theksohet, mundësohet diagnostikë e hershme dhe e saktë e Sëmundjes së Alzheimerit, e cila është e nevojshme për diagnostikë të saktë tek të gjithë personat tek të cilët ekziston dyshim për fillim të hershëm, të moshës nën 65 vjeçare.

Pikërisht diagnoza e hershme dhe në kohë e Sëmundjes së Alzheimerit është e nevojshme në stadiumin e hershëm të sëmundjes, me qëllim të fillimit me trajtim përkatës dhe sjellje të vendimeve për kujdes të mëtutjeshëm.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për momentin jetojnë rreth 20.000 persona me Sëmundjen e Alzheimerit, ndërsa numri i përgjithshëm i personave me demencë nga të gjitha llojet arrin edhe deri në 40.000.

Në botë ka rreth 50 milionë persona me këtë sëmundje, ndërsa deri në vitin 2050 pritet që ky numër të rritet trefish dhe të arrijë deri në 152 milionë.

Sëmundjea e Alzheimerit quhet edhe epidemia e shekullit 21, duke e pasur parasysh se është lloji më i shpeshtë i demencës.

Share.