Mamushë, ngritet akuzë ndaj të dyshuarit që fotografoi votën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

11:43 | 23 Tetor 2019

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

I dyshuari më datë 6 tetor dyshohet se ka fotografuar votën dhe e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

“I pandehuri A.M., me datë 06.10.2019 rreth orës 13:20 minuta në Mamushë në vendvotimin 3201A në shkollën fillore “Anadolu” cenon fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës, në atë mënyrë që pasi voton fletëvotimin përmes telefonit celular “Samsung Galaxy J3” e fotografon dhe pastaj e poston në rrjetin social “Facebook” – shkruan në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Bazuar në këto veprime A.M ka kryer veprën “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Share.