fbpx

Lulzim Aliu: Qeveria po dëmton dhe dështon me arsimin fillor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në kohën që dështimin e vitit shkollor e kemi në prag dhe në kohën që Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkesa të tjera shumë më modeste e të papërmbushura nga MASH-i, të ngutesh me propozim të këtillë, kjo më e pakta është mosrespekt ndaj punonjësve të arsimit, ndërsa së dyti është prepotencë e shkallës së lartë ndaj opinionit në përgjithësi, që një detyrim kaq i rëndësishëm shoqëror synohet të kontrabandohet në këtë mënyrë.
Për Alternativën ky propozim është një nismë e shpejtuar, e pamenduar mirë dhe, si e tillë, duhet ndalur, që ajo të piqet në kushte të tjera dhe me gjithëpërfshirje shoqërore. E nëse kjo shumicë parlamentare dëshiron që ta imponojë dhunshëm këtë propozim, le ta dijë se ai do jetë i përkohshëm, aq sa do të ketë jetë kjo qeveri, ndërsa ashtu do të bëhet pjesëmarrëse në dëmtimin e arsimit me eksperimente të këtilla”, ka deklaruar përfaqësuesi i AlternAtivA-s, Lulzim Aliu në press-konferencën e dhënë për propozimin “Koncepti i arsimit fillor”.

Share.