fbpx

Lulzim Aliu: Qeveria nuk po mban llogari për shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Është për keqardhje që edhe pse të gjitha institucionet relevante shëndetësore bënin me dije se virusi Covid-19 do të ketë një valë të dytë dhe pritej që të ketë një përhapje më të gjerë, fillimi i vitit shkollor në këto rrethana – duke mos mbajtur llogari për shëndetin e nxënësve dhe të mësimdhënësve – u bë me pakujdesinë më të madhe të Qeverisë. Madje, ajo sot është përgjegjëse edhe për infektimin e arsimtarëve dhe nxënësve, numri i të cilëve është në rritje dhe gati e pamundëson realizimin normal të procesit arsimor.
Absurditeti tjetër i vendimit të ministres është edhe kontrolli i njohurive ose testimeve që i detyron nxënësit të shkojnë në shkollë për të bërë testet e provimet, ndërsa për ta realizuar mësimin u thotë të qëndrojnë në shtëpi. Prandaj e pyesim zonjën Caroska: “A do të thotë kjo se në ditën kur nxënësit do ta bëjnë testin në shkollë nuk do të infektohen dhe nuk do ta shpërndajnë atë më tej?”, ka thënë Lulzim Aliu nga Alternativa.

Share.