fbpx

Lulzim Aliu për mësimin online: Institucionet shtetërore duhet t’u sigurojnë nxënësve kushte optimale për mësim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“ALTERNATIVA i propozon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të ndajë nga 50 euro shtesë në secilën rrogë të çdo arsimtari për ngrohje dhe internet, sepse ata tani shpenzojnë më tepër për ta realizuar mësimin. Gjithashtu për mbarëvajtjen e mësimit online Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve duhet t’u sigurojnë nxënësve kushte optimale për mësim, t’i pajisin me llaptopë, PC ose tabletë, si edhe të gjenden mënyra që të sigurohet qasje në internet për ata që nuk kanë mundësi të tillë.
ALTERNATIVA rikonfirmon qëndrimin e saj se nuk ka asnjë investim më produktiv dhe më të rëndësishëm në shoqëri sesa arsimi, andaj thirrja jonë është që ta shpëtojmë vitin shkollor dhe të shpëtojmë gjeneratat e reja nga arsimimi jo cilësor”, ka thënë në press-konferencë, Lulzim Aliu nga Alternativa.

Share.