fbpx

Lulzim Aliu: Mësimi online ka krijuar vështirësi për nxënësit dhe familjet e tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gjendja e jashtëzakonshme, e krijuar si pasojë e korona-virusit Covid 19, ka bërë që shumica e institucioneve edukativo-arsimore veprimtarinë edukativo-arsimore ta zhvillojnë nga shtëpia nëpërmjet platformave on-line. Kjo formë e realizimit të mësimit ka krijuar vështirësi të shumta për familjet, por edhe për mësimdhënësit, ngase – përpos kushteve hapësinore – ky lloj mësimi kërkon edhe mjete financiare shtesë.
Nëse ministrja Caroska e arsyeton këtë gjendje sepse ashtu do të kursejë mjete dhe se nuk do të bëjë harxhime në shkollë, si duket nuk e ka para sysh se në këtë formë ua shton shpenzimet dhe harxhimet mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve.
Kjo është edhe arsyeja që ALTERNATIVA të konstatojë se viti shkollor ka filluar pa asnjë përgatitje dhe dështimi i këtij viti shkollor është sa për arsye të pandemisë, po aq edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë për ta organizuar procesin edukativo-arsimor”, ka thënë në press-konferencë, Lulzim Aliu nga Alternativa.

Share.