fbpx

Lufta kundër korrupsionit është qëllimi rreth të cilit duhet të bashkohemi”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkup, 22 mars – Zhurnal – Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar në luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, dërguan një letër në adresë të kryeprlamentarit Talat Xhaferi dhe deputetëve të Kuvendit Republikan, për rëndësinë e shtëpisë ligjvënëse në proceset e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Në letër, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, përmendet nevoja për unitet në sjelljen e strategjisë Nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, bashkë me planin e veprimit për funksionimin e saj, si dhe ndryshimet e nevojshme ligjore të ndërlidhura me realizimin në kohë të një pjesë të masave nga plani Operativ në luftën kundër korrupsionit.

“Duke u nisur nga nevoja që të eliminohen pengesat dhe që të avancojmë sistemin, gjegjësisht që të sigurojmë që institucionet gjithmonë të jenë në gatishmëri në vijat e para në luftën kundër korrupsionit, institucionet duhet të sigurojnë dhe parandalojnë, njohjen dhe sanksionimin e çdo lloji të korrupsionit në të gjitha fushat e pushteti pa përjashtim. Me këtë letër ju drejtohemi Juve, të nderuar deputet, si një lidhje kyçe për miratimin e kornizës së nevojshme ligjore dhe rregullores dhe si përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe organeve të pavarura, me apel dhe lutje që ti keni prioritet këtyre proceseve dhe të jepni impuls shtesë i cili do të ndihmojë menaxhimin sistematik me korrupsionin”, qëndron në letrën nga kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski.

Share.