Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Urbanizimit dhe Ndertimtarisë në Maqedoninë e Veriut nga Alternativa, Llokman Limani, ka realizuar takim me kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të Shqipërisë, znj. Dallendyshe Bici.
Biseda u përqendrua në mënyrën e veprimit dhe operimit në terren nga ana e inspektorateve respektive si dhe punën kolosale që duhet ta bëjnë ato në mbrojtjen e territorit nga paligjshmëria.


