Lëkundet Manchester City – lëndohen edhe dy yje të skuadrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

18:28 | 25 Tetor 2019

Manchester City do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të mbajë titullin e kampionit të Premierligës për sezonin e tretë radhazi.

‘Citizens’ e gjejnë vetën me gjashtë pikë prapa Liverpool qysh në fillim të sezonit, por pjesa më e keqe për skuadrën e Guardiolas vjen kur në ekuacion futen edhe lëndimet.

Spanjolli ka improvizuar me dy mesfushorë në qendrën e mbrojtjes, si pasojë e lëndimeve që po përcjellin skuadrën, por tashmë ka humbur edhe dy lojtarë të tjerë.

‘Guardian’ shkruan se Rodri dhe Oleksandr Zinchenko janë dy emrat e rinj që i shtohen listës të së lënduarëve, transmeton lajmi.net.

Rodri është zëvendësuar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, pasi nuk mund të vazhdonte lojën.

Kurse, Zinchenko i është nënshtruar një operacioni minor, por që do ta mbajë jashtë fushave të blerta.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë improvizimet e Pep Guardiola, në luftën për mbrojtjen e titullit të kampionit. /Lajmi.net/

Share.