Lehtësim për qytetarët, do të sigurohen më shumë barna pa pagesë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fjalimin e tij në forumin e sotëm “100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ministri Bekim Sali ka potencuar rëndësinë e vaksinimit si masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. “Vaksinat e përdorura janë të sigurta dhe të mbrojtura”, theksoi Sali.
Konkretisht, në 100 ditët e kaluara ishim të fokusuar në veçanti në qasje individuale, me qëllim që imunizimi të jetë sa më afër qytetarëve, më afër vendbanimit të tyre, shtoi ministri i Shëndetësisë.

“Ne po e ndjekim vazhdimisht situatën epidemiologjike, si dhe rekomandimet aktuale për gjendjen me COVID-19 .

Në lidhje me sigurimin e sa më shumë barnave pa pagesë, theksova se ky është një nga angazhimet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Sali.

Gjithashtu potencoi edhe disa nga risitë e periudhës së kaluar për modernizimin e shëndetësisë dhe të sistemit shëndetësor, si dhe për avancimin tjetër në disa fusha, siç janë infrastruktura, pajisjet e reja mjekësore dhe ngritja profesionale e kuadrit.

Për këtë qëllim, në Institutin e Radiologjisë, këto ditë janë instaluar katër pajisje të reja për tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike, të siguruara në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Në Klinikën e Pulmologjisë u promovua Qendra e re Kompjuterike për Diagnostikë, ndërsa përmes projektit “Furnizimi me pajisje për përgjigje ndaj kërcënimeve shëndetësore” është siguruar edhe blerja e tre pajisjeve për rezonancë magnetike në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, SP Strumicë dhe SP Prilep, si dhe pesë aparate për tomografike kompjuterike për Klinikën e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Kavadar.
“Gjithashtu, është rikonstruktuar tërësisht Reparti i Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, i cili është i vetmi i këtij lloji në rajon dhe, si i tillë, do të kujdeset për të gjithë fëmijët me sëmundje malinje”, nënvizoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali duke numeruar të arriturat e 100 ditëve të para në resorin e tij.

Share.