8:30 | 18 Tetor 2019

08:30 | 18 Tetor 2019
Trajneri i Chelsea është deklaruar kundër ndryshimeve në formatin e Ligës së Kampionëve.
Frank Lampard është shprehur kundër idesë që të rritet numri i ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i ‘Bluve’ ka frikë se një gjë e tillë do të bënte që lojtarët të shteronin energjitë e tyre, dhe do të ishte negative.
“Momentalisht, mendoj se niveli është i duhuri. Kompeticioni është i mirë. Më pëlqen formati” ka thënë fillimisht Lampard, transmeton lajmi.net.
“Nëse më pyet se a mund të luajmë më shumë ndeshje evropiane, mendoj se nuk e di ku do t’i fusnim oraret, pasi agjenda është shumë e ngjeshur” ka shtuar tutje anglezi.
“Është e vështirë ta mbash skuadrën të freskët me gjithë ato ndeshje që kemi tani…” ishin fjalët e Lampard.
Chelsea është kthyer në Ligën e Kampionëve këtë edicion, pasi triumfuan sezonin e kaluar në Ligën e Evropës. ‘Blutë’ garojnë në grupin H. /Lajmi.net/