fbpx

Lajmi i shumëpritur nga Kina, Ja ç’do ndodhë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksina kineze kundër koronavirusit mund të jetë gati për t’u shpërndarë diku nga nëntori apo dhjetori.

Lajmin e ka dhënë Wu Guizhen, kryetarja e bio-sigurisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, shkruan

Duke folur për median shtetërore CCTV, Wu tha: “Do të ndodhë shumë shpejt. Puna deri më tani po ecën mirë.”

Kina, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, është duke prodhuar 9 nga 30 vaksinat anti-Covid që janë duke u testuar aktualisht në njerëz.

Javën e kaluar, Universiteti i Hong Kongut, në bashkëpunim me kërkuesit nga Kina qendrore, njoftuan se një vaksinë që merret nga hundët në formë “spray” është duke u futur në testet klinike.

Me mijëra rezidentë kinezëve u janë injektuar vaksina eksperimentale të bëra nga kompani kineze, duke përfshirë edhe “China National Biotec Group” dhe Sinovac Biotech. s.b/ /

Share.