fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Pritet të merret Vendimi i madh për Kufijtë… Ja kur dhe çfarë do ndodhë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javene ardhshme do të diskutohet për hapjen eventuale të kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e rajonit pa kushte, përcjell Alsat-M.

Shtetet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë.

ZvMinistri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë.

“Ekipet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës për të pasur një protokoll të harmonizuar.

Si dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së virusit korona- deklaroi Armend Arsllani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Levizje te lirë pa test dhe pa kufizime të tjera Maqedonia e Veriut për momentin ka vetëm me Shqipërinë. Ndërsa lehtësimi i lëvizjes varet edhe nga situata epidemiologjike, që në vendin tonë në bazë të shifrave po shkon drejt përmirësimit.

Pas disa muajve, numri i rasteve aktive ka rënën nën dy mijë, përkatësisht sot janë 1895 raste aktive.

Ministrria e Shëndetësisë: “Në 24 orët e fundit prej 1384 testeve të bëra janë regjistruar 99 raste të reja.

Humben jetë 8 persona: dy Tetovë, dy Ohër dhe nga një Shkup, Strugë, Dibër dhe Dellçevë.

Sot Instituti i Shëndetit Publik evidentoi 214 raste të të shëruarve.”

Që nga fillimi i Pandemisë janë regjistruar 15 mijë e 226 raste pozitive, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 700.

Me 8 viktimat e fundit, numri i viktimave nga Pandemia ka shkuar në 631. Deri më tani janë realizuar 159,387 teste , prej të cilëve 9,5% janë diagnostikuar me virus korona./Alsat-M

Share.