fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Paralajmëron tre Ndryshime të reja në Maqedoni nga…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot theksoi se ekzistojnë tre komponentë me të cilët do të zgjidhet problemi me ndotjen në Shkup.

I pari është me mbikëqyrje inspektuese të shpeshtuar të kapaciteteve industriale, më pas me stimulimin e qytetarëve për ta shfrytëzuar transportin publik në vend të automjeteve dhe ngrohja e organizuar të shtëpive.

Ai theksoi se këtyre ditëve po bëhet monitorim serioz me qëllim disa kapacitete të caktuara industriale të mos e keqpërdorin dukshmërinë e vogël për shkak të mjegullës dhe të lirohen gazra të palejueshme. Sqaroi se monitorimi bëhet çdo natë me dronë termal.

“Ne jemi duke punuar në rrënjën e zgjidhjes së problemit. Disa herë kam kumtuar për opinionin për tre komponetët kryesorë.

Njëri prej tyre është kjo mbikëqyrje inspektuese që besoj se do të pajtoheni të gjithë, Inspektorati i Qytetit të Shkupit është një prej institucioneve më aktiv të këtij lloji dhe karakteri në shtet”, tha Shilegov.

Siç sqaroi, komponenti i dytë është zgjidhja e transportit publik me çka do të destimulohen qytetarët për ta përdorur komunikacionin automobilistik. Ky komponent tha ai do të zbatohet deri në fund diku pas vitit të ri dhe duhet të implementohet deri në fund të vitit 2021

“Komponenti i dytë është nga përfundimi, ndërsa është zgjidhja e transportit publik me çka do t’i destimulojmë qytetarët për ta përdorur komunikacionin automobilistik duke e pasur parasysh se kur do ta vendosim këtë koncept, diku pas vitit të ri publikohet furnizimi publik dhe do të implementohet deri në fund të vitit 2021.

Do të jetë shumë më ekonomike, më e shpagueshme dhe më logjike për ta përdorur transportin publik si variant për transportimin e njerëzve sesa automjetin personal”, tha Shilegov

Shtoi se komponenti i tretë është ngrohja e organizuar e shtëpive, ku do të ofrohen paketa sociale, që dhe këta qytetarë të jenë pjesë e ngrohjes qendrore, me çka do të zvogëlohet emetimi i gazrave të dëmshme nga ngrohja e shtëpive.

Share.