fbpx

Lajmi i Fundit nga SUEDIA, Ja Vendimet e reja për Kufizime…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Suedia është bashkuar me shumë fqinjë evropianë dhe ka futur kufizime të reja COVID-19, ndërsa rastet janë rritur në kontinent.

Masat e reja hynë në fuqi të martën në kombin skandinav, i cili ndryshe nga vendet e tjera, vendosi për mosbllokim kombëtar në pranverë.

Vendi me 10 milionë banorë tani ka 134,532 raste të raportuara dhe gati 6,000 vdekje prej pandemisë, transmeton Scan.

Masat e reja që filluan të martën përfshijnë kufizime në kapacitetin e restoranteve dhe kafeneve me një maksimum prej tetë personash në çdo tryezë.

Vendi njoftoi gjithashtu kufizime lokale në tri qarqe të tjera që përfshijnë qytetet më të mëdha të Suedisë.

“Ne po shkojmë në drejtim të gabuar. Situata është shumë serioze”, tha Kryeministri suedez, Stefan Lofven.

“Tani, çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësi. Ne e dimë se sa e pasigurt është kjo situatë”.

Share.