fbpx

LAJMI I FUNDIT në ZVICËR/ Lajm i Mirë nga këto dy Kantone… Ja çfarë ka ndodhur !

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndonëse numri i lartë i infeksioeve në Zvicër ka filluar të bie, dy kantone arritën të vinin nën kontroll shkallën e tyre të infektimit, pasi përjetuan një kulm vetëm tri javë më parë. Kështu bënë të ditur autoritetet shëndetësore kantonale.

Kantoni Schwyz, Numri i rasteve në kantonin qendror zviceran me një popullsi prej pak më shumë se 159,000 u rrit ndjeshëm në javët e fundit për shkak të një serie ngjarjesh.

Sipas transmetuesit publik të SRF-së, i cili bazoi analizën e tij në të dhëna nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), një nga ato ngjarje ‘super-përhapëse’ ishte shfaqja e yodeling “Uf immer und Ewig”, ku shumë nga 600 spektatorë u infektuan në fund të shtatorit, sepse nuk u kërkohej të mbanin maskë.

Por situata epidemiologjike në kanton “është qetësuar” në mënyrë të konsiderueshme, tregon analiza e SFR, për shkak të kufizimeve të futura në kanton më 30 tetor.

Ngjarjet masive të tilla si festivali i yodeling tani janë të ndaluara në gjithë Zvicrën, por Schwyz shkoi edhe më tej duke kufizuar tubimet publike në 30 në vend të 50 të lejuara në nivelin kombëtar, dhe duke i bërë maskat të detyrueshme në vendin e punës.

Share.