fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Mbyllet kjo Pikë Kufitare në Zvicër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot e deri në njoftim të ardhshëm, njerëzit nga Ticino nuk lejohen më të dalin për të bërë blerje matanë kufirit, në Itali. Vizita e të afërmve në anën tjetër të kufirit është gjithashtu e ndaluar, njofton srf.ch.

“Kjo masë është e dhimbshme, por e rëndësishme për t`u bërë”, ka thënë shefi i qeversië së kantonit, Normann Gobbi (nga partia Lega).

Punëtorët ndërkufitarë italianë, megjithatë, ende mund të vijnë për të punuar në Ticino, transmeton albinfo.ch. Ashtu sikurse edhe në pranverë, qeveria e Ticinos tani po kërkon ndihmë nga qeveria federale për kontrollet e kufirit, ka theksuar Gobbi.

“Në javët e fundit, që kur Italia ka shtrënguar masat kundër Covidit, ne kemi parë turizmin në të kundërt: gjithnjë e më shumë janë italianët që po bëjnë pazar me ne dhe konsumojnë në restorantet tona. Kjo na shqetëson”, thotë Gobbi.

Edhe në kantonin e Ticinos, numri i infeksioneve të reja Covid është rritur ndjeshëm javët e fundit, përcjell albinfo.ch. Përgjegjësit, përfshirë edhe ata të spitaleve, theksojnë se situata është nën kontroll. Ticino kishte rregulla më të rrepta gjatë verës sesa pjesa tjetër e Zvicrës.

Share.