fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Lëvizje të reja në BFI, Ja çfarë u Vendos…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

BFI ka shpallur zgjedhjet për Reisin e ri. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ushtruesi i detyrës, Reis i BFI-së, Shaqir Fetahu, i cili për Alsat tha “Po, zgjedhjet janë shpallur…

Eshtë caktuar Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve i cili do të vendos edhe për datën dhe kushtet e zgjedhjeve”.

Për momentin nuk dihet se kush do të jenë kandidatët që do të garojnë për të marrë kryesimin e BFI-së

Nga BFI njoftojnë se në mbledhjen e mbajtur sot kanë emëruar edhe myftitë e rinj.

Nasir Rexhepi u emërua Myfti i Myftinisë së BFI-së Shtip, Reshat Kaçallniku u emërua myfti në qytetin Dibër….

Ndersa Amit Rasimi u emërua myfti i Myftinisë në Manastir dhe Qamil Rushiti, myfti i BFI-së në Kërçovë.

Shpallja e zgjedhjeve në BFI pason gjashtë muaj pasi u shkarkua Sulejman Rexhepi. Për kaq kohë, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu e ushtron detyrën Reis i BFI-së.

Share.