fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Ky është Vendi tjetër Evropian që Vendos për Shtrëngimin e Masave, Ja kur Hyjnë në Fuqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Suedia ka ndryshuar strategjinë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Rastet e reja dhe shtrimet në spitale janë rritur në të gjithë vendin. Zyrtarët shpresuan që qasja e tyre pa një bllokim kombëtar do të ulte numrin e rasteve, por Suedia tani ka raportuar 166 mijë e 707 raste pozitive dhe 6 mijë e 82 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Që nga dita e enjte vendi filloi zbatimin e masave të reja lokale të ndara në katër rajone, 17 prej 21 rajoneve të Suedisë aktualisht janë nën masa më të rrepta sipas Agjencisë së Shëndetit Publik. Për më tepër, Suedia zbatoi masa të reja të martën e kaluar, duke kufizuar kapacitetin në restorante dhe bare, por deri më tani nuk ka bllokim kombëtar.

Lokalet, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 10. Kryeministri suedez Stefan Lofven ka deklaruar se kufizimi është një mënyrë për të ndihmuar në lehtësimin në sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit dhe repartet e kujdesit intensiv.

Këtë javë, kryeqyteti suedez, Stokholm, ndaloi vizitat në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Sidoqoftë, për momentin, autoritetet nuk kanë konsideruar për suedezët mbajtjen e maskave./abcnews.al

Share.