fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Jozyrtarisht, Ja çfarë pritet të ndodhë këtë Javë në Maqedoni…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhjetë ditë para mbajtjes së Këshillit të Ministrave, në të cilin do të mësohet nëse do t’i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë informacion lidhur me atë –

çka është dakorduar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe çfarë përmbajnë dokumentet që i kanë shkëmbyer të dyja vendet?!

Edhe përkundër informacionit jozyrtar që qarkullon se këto ditë kryeministri Zaev do të ketë takim me homologun e tij bullgar Borisov, ai për TV21 mohon një gjë të tillë.

“Nuk kam caktuar takim me Borisovin. Po bisedohet në nivel të grupeve pune nën udhëheqësinë e ministrit tonë të jashtëm dhe atij bullgar”, tha Zoran Zaev për TV21.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se në Qeveri ka optimizëm se do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, por shton se optimizëm duhet të kenë të dyja palët.

“Do të bëjmë gjithçka që të arrihet një zgjidhje, por në asnjë mënyrë në llogari të çështjeve për të cilat kemi thënë se janë linjat tona të kuqe, ndërsa këto janë gjuha dhe identiteti maqedonas.

Dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja vendet. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila prek në këto çështje, do të jetë arsye për mosbesim shtesë”, deklaroi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Me kumtesë doli edhe Këshilli i Ambasadorëve, prej ku paralajmëruan se çdo ndërhyrje në të kaluarën mund të jetë e gabuar dhe me pasoja të paparashikueshme.

“Ngjarjet historike nuk duhet dhe nuk mund të riformësohen, ndërsa e ardhmja e cilitdo vendi, për të cilën qytetarët e tij janë përcaktuar në mënyrë plebishitare, nuk guxon të pengohet.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve gjenden në një fazë delikate dhe pasojat ndërkombëtare të brendshme politike, rajonale dhe më gjerë me vazhdimësi eventuale në marrëdhënie të tensionuara, për Shkupin dhe Sofjen mund të jenë shumë serioze”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Këshilli për Punë të Përgjithshme, në të cilin edhe zyrtarisht do të mësohet nëse Maqedonia do t’i startojë negociatat duhet të mbahet më 8 dhjetor dhe kjo është mundësia e fundit për zhbllokim të rrugës euro-atlantike gjatë kryesimit gjerman.

Tani për tani, nga Bullgaria ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do të japë dritë jeshile ose sërish do të vendosë bllokadë. Kjo fundjavë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, është kyçe që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje.

Share.