fbpx

Lajmi i fundit – Ja detajet për gjendjen e të infektuarve me Covid19 në Maqedoninë e Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brenda 24 orëve të kaluara janë regjistruar 53 raste të reja me Covid – 19 në vendin tonë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 483.

Ministria i Shëndetësisë informon se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile kanë ndërruar jetë dy persona, një grua nga Struga e moshës 71 vjeçare dhe një burrë i moshës 77 vjeçare nga Kumanova. Brenda 24 orëve janë bërë 414 teste,

ndërsa deri më tani në vend janë bërë 4920 testime për Covid – 19, bëjnë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Shenja.

Përndryshe disa media kishin raportuar se gjate dites ka pas 5 viktima por kjo u pergenjeshtrua nga Ministria e Shendetsise.

Ja numrat nga qytetet: Shkupi – 13, Kumanova 8, Shtip -5, Prilep- 2, Struga – 14, Tetova – 2, Veles – 1, Gostivar – 2, Koçani – 6.

Share.