fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Ja çfarë Panifikon Gjermania

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksina anti-COVID-19, që Gjermania shpreson të bëhet e disponueshme në muajt e ardhshëm, duhet të administrohet së pari te grupet në rrezik, të tilla si të moshuarit dhe personat me sëmundje paraekzistuese, sipas një paneli të pavarur ekspertësh gjermanë.

“Këshilli rendit si përparësi punëtorët kryesorë në zona të tjera si në autoritetet lokale shëndetësore, oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe mësuesit”, sqaroi kryetarja e këshillit, Alena Buyx, për paraqitjen e planeve në Berlin.

“Personat në strehë të mbipopulluara, siç janë të pastrehët ose azilkërkuesit, gjithashtu, duhet të kenë përparësi”, shtoi ajo, transmeton ASTH.

Sipas Buyx, janë ende të nevojshme të dhëna konkrete për të vendosur përparësitë e sakta, megjithëse pacientët shumë të moshuar janë grupi më i rrezikuar./albinfo/

Share.