fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Ja çfarë ndodhi Sot në zgjedhjet brenda BFI-së…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një proces të qetë dhe transparent në hapësirat e Bashkësise Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI -së.

Pas votimit garën për kreun e BFI – së e fitoi hfz. Shaqir Fetahu kundrejt kundërkandidatit të tij, muftiut të Tetovës Qani Nesimi. Nga gjithsejt 21 vota, Fetahu fitoi 18.

Zgjedhja e kreut të komunitetit musliman ka nxitur debate mes përfaqësuesve fetarë, ku nuk kanë munguar edhe ndikimet dhe ndërhyrjet politike.

Sipas Kushtetutës së BFI-së, Reis ul Ulemaja është organ dhe kryetar i BFI-së i cili e përfaqëson unitetin fetarë të pjesëtarëve të Islamit.

Për Reis ul Ulema mund të propozohen dhe të zgjedhjen personat të cilët kanë të kryer fakultete islame, që kanë përvojë pune të suksesshme dhjetëvjeçare në radhët e BFI-së dhe kanë moshë mbi dyzetvjeçare.

Share.