fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Ja çfarë do ndodhë në Itali duke filluar nga 22 Tetori

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

ITLAI– Numri i lartë i infektimeve nga pandemia e Covid-19 që po shtohet dita-ditës në Lombardi ka bërë që të ashpërsohen masat dhe të vendi të futet në shtet-rrethim.

Kryebashkiaku i Lombardisë, është shprehur i shqetësuar për rritjen e numrit të infektimve si dhe për shtrimin në spital të shumë personave. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, ka dhënë aprovimin e tij për bllokim të gjithë rajonit duke filluar nga e enjtja që vjen nga ora 11 deri në 5 të mëngjesit.

Guvernatori Attilio Fontana pas të dhënave të sotme ku numri i të infektuarve ka arritur 1,687 në 14,577 testime të kryera, ka marrë në telefonë Francesco Boccia ku i ka kërkuar mbylljen e vendit nga data 22 i të gjitha aktiviteteve deri në orën 11. Ky është shtet-rrethimi i dytë që vendi po përballet pas valës së parë të Covid-19. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili ka qenë gjithmonë në favor të masave të rrepta për të parandaluar infektimin e mëtejshëm i ka quajtur këto masa si të duhurat.

“Pajtohem për hipotezën e masave më kufizuese në Lombardi. Kam dëgjuar nga Presidenti Fontana dhe Kryebashkiaku Sala dhe ne do të punojmë së bashku në këtë drejtim në orët e ardhshme ,“- ka thënë ai.

Duke filluar nga e enjtja do te ndalohen të gjitha udhëtimet me përjashtim të rasteve “të jashtëzakonshme”, arsyet e shëndetit, punës në të gjithë Lombardinë. Kjo do të thotë që restorantet dhe të gjitha klubet do të mbyllen në orën 11:00 dhe jo në mesnatë siç parashikohet nga dekreti i Kryeministrit i miratuar dje. Propozimi u pranua nga kryetarët e bashkive, nga presidenti i Anci Mauro Guerra, nga udhëheqësit e shumicës dhe grupit të opozitës që u këshilluan me Guvernatorin Fontana pas një diskutimi me Komitetin Shkencor Teknik të Lombardit .

Share.