fbpx

LAJMI I FUNDIT/ Hiqni testet e Koronavirusit mes Maqedonisë dhe Kosovës, Ja çfarë …

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës apelojnë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që urgjentisht të krijojnë kushte për lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve, duke hequr testet për Covid-19.

“Ndikimi i krizës së pandemisë së virusit corona COVID-19 ka marrë përmasa të mëdha në nivel global. Kjo krizë ka prekur veprimtarinë e bizneseve dhe njëkohësisht ka ndikim të madh si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social.

Nisur nga kjo, Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Kosovës duhet të marrin vendime të cilat do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve si dhe të mundësojnë rrjedhojën e pandalur të shkëmbimit tregtar, gjë e cila ndikon në zhvillimin e ekonomisë rajonale të të dy vendeve”, theksojnë këto dy organizata të bizneseve, përcjell INA.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës apelojnë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për P C R test negativ të obligueshëm.

Në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal, duke ju përmbajtur të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19.

“Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, P C R testi negativ i obligueshëm i vendosur për hyrje në të dyja shtetet po paraqet një barrierë shtesë si për personat fizik, ashtu edhe për bizneset, sepse së pari goditet ekonomia e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë vendosur teste me Shqipërinë dhe si e tillë nuk është e nevojshme të vendosen as ndërmjet njëra tjetrës.”, thuhet në kërkesën e tyre. (INA)

Share.