fbpx

LAJMI FUNDIT / Rezerva të mëdha ari zbulohen në Turqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia ka zbuluar një depozitë të madhe ari që përmban rreth 99 milion ton metal të çmuar, me vlerë rreth gjashtë miliardë dollarë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia.

Zbulimi pranë qytetit perëndimor të Sogut u njoftua nga Fahrettin Poyraz, i cili drejton sindikatat e kreditit bujqësor dhe kompaninë e plehrave Gubretas të Turqisë.

“Vlen pothuajse gjashtë miliardë dollarë”, i tha Poyraz Anadollit. Ai theksoi se “brenda dy viteve ari i parë do të minohet dhe do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë turke.”

Share.