fbpx

Lajmi fundit/ Në BFI “po vlon” koronavirusi Që kur i vetëquajturi reis i BFI-së, Sulejman Rexhepi, e shpalli të “vdekur” koronavirusin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Fetare Islame u shndërrua në një vatër e kësaj pandemie, ku pati edhe të infektuar që përfunduan tragjikisht. U sëmurë dhe u vetëizolua edhe i ashtuauqjturi “reris”, Shaqir Fetai, shefi i kabinetit të tij, kurse v.d.iq Myftiu i Kërçovës transmeton Burevesnik. Ditë më parë, u konstatua pozitiv edhe një referent i Myftinisë së Shkupit e cila hapësirat i ka në po këtë vatër epidemioogjike. Për më tepër, i njëjti ka udhëtuar me rreth 50 hoxhallarë gjatë ekskursionit në Turqi të organizuar nga kjo Myftini.

Referenti i infektuar, dr. Fatmir Zaimi, me t’u vizituar në spital, ka rrëfyer se ka qenë në udhëtim me një grup hoxhallarësh, të cilët, pasi janë identifikuar, dhe që të gjithë tashmë jan karantinuar dhe janë në pritje të efekteve të mundshme nga ky udhëtim i përbashkët. Tani shtrohet një pyetje shumë e thjeshtë: këta hoxhallarë, a kanë familje, a kanë shërbyer nëpër xhemat? A duhet të izolohen vetëm këta persona apo edhe të kontaktuarit e tjerë. Neglizhenca e organeve gjegjëse shtetërorre mund t’i kushtojë shtrenjt shoqërisë sonë! Karshi këtyre dukurive përgjigja duhet të jetë më adekuate, masat duhet të jenë më rigoroze, sepse bëhet fjalë për 50 hoxhallarë, bëhet fjalë për 50 xhami, për 50 xhemate! Përgjegjësia mbi kë do të bie? Me këtë trend të “tolerancës institucionale” vështirë se do ta ulim përqindjen e infektimeve deri në atë masë sa kërkohet nga BE-ja për t’i hapur kufijtë për qytetarët tanë! Rasti nuk është për t’u izoluar kaq thjesht dhe për t’u mbajtur “sekret”!

Share.