fbpx

Lajmi fundit, denoncon qytetari: Mi kërkuan 700 dollarë që nënës t’i japin shtetësi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E lindur në Novi Pazar, por e martuar në Maqedoni për më shumë se 50 vite, Ramize Krasniqi nga Tetova vazhdon të mos ketë shtetësi edhe pse bashkëshorti dhe i biri i sajë e gëzojnë të drejtën e shtetësisë.

Djali i Ramizes tregon se shumë vite më parë kanë aplikuar për shtetësi por shteti u ka kërkuar 700 dollar që nënës Ramize t’i jepet shtetësia.

Në një prononcim të shkurtër për News33, djali tregon edhe një vështirësi të kaluar ndër vite, thotë se përpos mohimit të shtetësisë për nënën, shteti e ka ndjekur e burgosur babin e tij  për shkaqe politike.

“Babai im ka qenë i burgosur politik, për shtetësinë e nënës e cila sot ka afro 80 vite kemi aplikuar shumë vite më herët por na i kërkuan 700 dollarë që nënës ti japin shtetësi”, tha djali./News33/

Share.